Ish-kryebashkiaku Tushe mbetet në burg, Apeli i refuzon lirimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 13:09
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" të shkallës së parë.
Kjo e fundit, pavarësisht raporteve mjekësore të paraqitura nga ana e avokatit, nuk ka pranuar ti ndryshojë masën e sigurisë me argumentin se më këto sëmundje ai mund të kurohet dhe në ambjentet e burgut.
Tushe është akuzuar nga SPAK për "shpërdorim detyre".

