Nga patronazhistët, punësimet elektorale tek milionat e asfaltit elektoral dhe koncensionet, dosjet për të cilat PD kërkon hetim parlamentar

Partia Demokratike dorëzoi sot  kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Nën kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj zbuloi për mediet pikat që do të hetohen nga Komisioni Hetimor.

"Kemi bërë 180 kallëzime penale, nuk kemi marrë  asnjë përgjigje se në ç'fazë janë kallëzimet tona" tha Alibeaj në një deklaratë për mediet.  

Midis çështjeve që do të hetohen Alibeaj rendit, legalizimet informale gjatë fushatës zgjedhore, miliona lekë asfalt elektoral, punësime elektorale, patronazhistët dhe mbylljen e pajustifikuar të kufijve gjatë zgjedhjeve.

Miliona lekë të shpërndara në periudhën elektorale

Çështje flagrante siç ishte mbyllja e pajustifikuar e kufijve për të bërë të pamundur votimin për shqiptarët e diasporës.

- Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale. Legalizime në këmbim të votës,

- Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike, 20 mijë familjesh të rifutura në skemën e ndihmës ekonomike. 2,5 milionë euro ndihmë ekonomike 20 mijë familje u rifutën në këmbim të blerjes së votës.

- Punësimi i 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme në periudhën e fushatës zgjedhore. Sa konvertohen në vota këta 13 mijë njerëz?

- Rritja e pagave të administratës, 63 milionë nga paratë e buxhetit të shtetit.

- 121 milionë asfalt elektoral në periudhë zgjedhore.

- 505 milionë tendera, koncesione vetëm në periudhen nëntor-dhjetor 2020, 878 kontrata.

- 125 milionë euro i shpërndanë përkundrejt blerjes së votës, edhe te ata që nuk ishin të prekur nga tërmeti.

- Do hetohet spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar nga patronazhistët. U rikthyen makthet e spiunazheve.

Anëtarët e PD , që do të marrin pjesë në  Komsionin Hetimore për 25 prillin

Enkelejd Alibeaj

Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Ferdinand Xhaferri

Sorina Koti

Ervin Salianji

Kreshnik Çollaku