Kaloi me sukses vettingun, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren e Vlorës
Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Atalanta Zeqiraj, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 410/2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, bazuar në Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), paraqiten rrethana të tilla ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.
Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen dhe, në përfundim të gjykimit, të vendosë në mënyrë alternative lënien në fuqi të vendimit nr. 410, datë 30.6.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.
Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 30 qershor.
Trupa Gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

