PD dorëzon sot kërkesën për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, pikat kryesore
Partia Demokratike dorëzon sot kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Pikat kryesore ku Komisioni do fokusohet janë gjetjet edhe rekomandimet e raportit të OSB ODIHR-it.
Bëhet fjale për hetimin e sjelljes së qeverisë në zgjedhje,siç është përdorimi i aseteve zgjedhore dhe çështja e patronazhistëve gjatë zgjedhjeve.
Gazetari i Ora News, Everest Dedaj raporton se nënkryetari i PD, Enkeled Alibeaj me sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi pritet të dorëzojnë sot, zyrtarisht kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Partia Demokratike do t'i zyrtarizojë sot me kërkesën në kryesinë e kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, i cili rikthen në vëmendje debatin e zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat PD i ka cilësuar të vjedhura dhe të manipuluara, duke krijuar mandate jo legjitime.
Gjithsej janë 3 komisione të paralajmëruara nga PD.
Anëtarët e PD , që do të marrin pjesë në Komsionin Hetimore për 25 prillin
Enkelejd Alibeaj
Gazment Bardhi
Oerd Bylykbashi
Ferdinand Xhaferri
Sorina Koti
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku

