Ju flet Moska – Vrasja e fshehur shtetërore në hotel “Rogner”, Tiranë dhe interesat pas saj

Vrasja e fshehur shtetërore në hotel “Rogner”, Tiranë dhe interesat pas saj ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në 10 shtator në hotel “Rogner” vdiq një person në mënyrë të çuditshme. Ai ishte një shqiptar nga Maqedonia që u mbështet në një nga hekurat e dritares dhe më pas ra e vdiq. Ngjarja kishte ndodhur në një hotelet më të njohur anë vend që menaxhohet nga një kompani e huaj. Po të kishte ndodhur në ndonjë hotel tjetër do të ishte mbyllur.

Ajo që ka ndodhur është se ngjarja erdhi si me porosi për shkak të konfliktit që ka kompania me qeverinë Rama, gjë e cila nuk është bërë publike. Kur u ndërtua hoteli në viteve ’90, u bë një marrëveshje me qeverinë e PD-së aso kohe dhe ia dha për 99 vite trualli ku është ndërtuar hoteli dhe sheshi përreth.

Këtë hotel po bën të gjitha përpjekjet që ta marrë këtë hotel, madje ka hyrë në lojë edhe djali i Sorosit, Aleksi lidhur me këtë pronë. Ai do ta marrë këtë truall për një projekt të madh. Do të përdoret e njëjta skemë si me stadiumin dhe me Teatrin Kombëtar. Këtu duan të bëjnë një parlament të ri së bashku me ca kulla përreth.

Prandaj kompanisë i sajojnë gjëra të tilla duke i bërë publicitet të keq. Këta duan që kompania të tërhiqet dhe të largohet. Shkëputja e kangjellave të dritares ngjan me rënie e monumentit të Enver Hoxhës që e kishin bërë gati natën e 19 shkurtit që të binte në 20 shkurtit, sepse Rama shumë lehtë me litar, aq sa mund ta kishin rrëzuar erërat. Busti i Sadam Huseinit e rrëzuan me tanke. Në këtë vend vepron shteti si mafia duke vrarë një person.