Rekord vdekjesh nga Covid-19: 17 viktima, 680 raste të reja dhe 155 pacientë në spitale

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë:

5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç.

Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki:

274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, Gjirokastër,  Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë,  Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik,  2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Statistika (29 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        680

Të shëruar në 24 orë      996

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë     17

Testime ditore                 3,937

Testime totale              1,197,881

Raste pozitive               169,462

Raste të shëruara         156,674

Raste Aktive                   10,103

Humbje jete                     2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4588

Durrës             980

Fier                  893

Shkodër          878

Vlorë               578

Elbasan           524

Lezhë              388

Berat               366

Korçë              273

Kukës              230

Gjirokastër      218

Dibër               187