"Ky nuk bën zgjedhje kurrë!" Berisha tregon bisedën për Bashën me kandidaten për Këshillin Kombëtar


Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka konterstuar zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së duke cituar bisedën me një studente që kandidoi për anëtare.

"Më thoshte dje një studente e cila ishte jashtëzakonisht aktive në lëvizjen studentore. "Isha kandidate për Këshill Kombëtar, mendoj se fitova por nuk isha në listë. Kërkova të drejtën për të rinumëruar votat dhe më thanë nuk ndodh, ka përfunduar procesi. Çfarë mund ti them Edi Ramës kur kryetari nuk më lë të rinumëroj votën se ky do të bëjë zgjedhje, po ky nuk bën zgjedhje kurrë."

Nga Durrësi, Berisha tha se do ta mbledhin Kuvendin e PD-së në radhë të parë për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj, duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj kandidatët për kryetarë bashkie, këshilltarët tuaj, deputetët tuaj,  sepse këtë e kërkon maturia e demokracisë në këto 30 vite."

Berisha tha se në Kuvendin që demokratët do të mbledhin do të sanksiojnë:

"Kurrë një kryetar nuk mund të grabisë pushtetin e forumeve që ju keni miratuar dhe në momentin e parë që e bën përveç kohës së luftës kur nuk mund të mblidheni, ai automatioht nuk është më kryetar.

Do të mbledhim Kuvendin dhe për tu ofruar shqiptarëve alternativën që ata kanë sot nevojë për të. Do ofrojmë alterantivën tonë.Do parashtrojmë platformën tonë me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve dhe do të ecim të sigurt drejt fitores.

Ne u krijuam opozitë me misionin historik për të përmbysur sistemin komunist, ne sot jemi opozitë me misionin historik për të përmbysur narkoshtetin. Por çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, sanksionimi i lirive tona. Nuk mund të respektojmë liritë e shqiptarëve po nuk respektuam liritë tona. Duam Kuvendin që të bashkohemi me gjithë demokratët që themeluan këtë parti."