Denoncimi i Berishës për portin e Durrësit: Rama-Basha kanë afera të përbashkëta te sipërmarrësi
Ish-kryeministri, Sali Berisha, denoncoi nga Durrësi se Rama dhe Basha janë të përfshirë në afera me sipërmarrësin që pritet të ndërtojë portin e jahteve në Durrës.
Ai tha porti i Durrësit do të mbetet gjithmonë i Perëndimit, duke nënvizuar se porti i ri nuk do mund të ndërtohet pa pëlqimin e NATO-s.
"Në historinë kombëtare Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e kombit shqiptar. Këtu kombi ka pasur ganxhën e vet drejt perëndimit, porti i Durrësit vetëm i tillë do të mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike me të cilat çdo vend është i detyruar të akomodohet, të miratojë dhe marrë pëlqimin nga NATO. Ndonëse do të kenë dhimbje të madhe si kryekreu i Meduzës dhe pengu i tij, se i kanë aferat e përbashkëta te sipërmarrësi, por porti do të mbetet port i Perëndimit. Kurrë nuk duhet të luajmë me identitetin tonë".
