Foltorja e Berishës në Durrës nderon Dëshmorin e Atdheut, 1 minutë heshtje për nënkomisar Hoxhën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2021, 18:31
Ish-kryeministri Sali Berisha ka nderuar kujtimin e nënkomisarit Sajmir Hoxha i cili ra në krye të detyrës në Lezhë.
Takimi i tij me anëtarësinë e PD në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës nisi me një minutë heshtje në nderim të tij.
Dhjetëra kolegë e familjarë të nënkomisarit Saimir Hoxha i kanë dhënë atij lamtumirën e fundit ditën e sotme.
Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Pallatin e Kongreseve, ndërsa nënkomisari u përcoll për në banesën e fundit rreth orës 14:40.
Ai do të prehet te Varrezat e Dëshmorëve.
