Kokalari: Basha ka shkëmbyer mbylljen e dosjen e tij në SHBA me përjashtimin e Berishës
Nga Durrësi, ku ish-kryeministri Berisha po mban takimin e radhës në “Foltoren” e PD-së, aktivistja Evi Kokalari u shfaq përkrah Berishës.
Ajo tha se Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së sepse Basha e ka shkëmbyer këtë veprim me dosjen e tij që ekziston në SHBA.
Sipas saj, ajo nuk ka ardhur në vendin tonë për tu bërë kryetare e PD-së, sepse partia tashmë e ka një kryetar dhe ai është Berisha.
Kokalari: Shqiptarët e diasporës po jua ndjekin sepse jemi në një pozitë të vështirë me opozitën shqiptare. Pa opozitë ne jemi në monizëm. Kam dëgjuar shumë që Lul Basha është marrë peng. Ne kemi biseduar lidhur me arsyet pse Berisha është larguar nga grupi parlamentar, është bërë fakt korrupsioni i tij. Berisha është përjashtuar nga grupi sepse është shkëmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lul Bashës. Prandaj është përjashtuar Berisha nga grupi.
Disa më kanë thënë që unë të bëhem kryetare e PD-së dhe shumë po thonë se prandaj i rri atij afër, por unë nuk kam nevojë që të bëhem kryetare e PD-së, sepse ajo e ka një kryetar tashmë dhe ai është Berisha. Unë do të vazhdoj të ndihmoj qysh kur nisi çështja e Berishës. Ndërkohë Basha ka një dosje në Shqipëri dhe në SHBA. Basha nuk kishte pse i fshinte fondet e tij për të lobuar në SHBA për veten e tij.
