Berisha: Demokratët më thonë hap një zyrë regjistrimi se na kanë përjashtuar nga PD-ja

Nga Durrësi, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se  demokratët i kërkojnë në zyrë që të hapet një zyrë regjistrimi për demokratët e injoruar.

Po ashtu, Berisha nuk la pa përmendur edhe biznesmeni Soros, duke thënë se ai ka sponsorizuar organizatat jo qeveritë në vendin tonë, që të gjitha janë në ombrellën e PS-së.

Ai shtoi se Sorosi ka kapur sistemin e drejtësisë në vendin tonë dhe se është përpjekur që të realizojë shpërbërjen e Kosovës.

Berisha: Dje në zyrë një pensionist më propozoi që të hapet një zyrë regjistrimi sepse janë injoruar nga partia. Lufta ime është vetëm parimore dhe asgjë personale. Soros, ky zotëri multimiliarder sponsorizoi shoqatat duke kthyer organizatat e dikurshme, që ishin fiktive. Të gjitha organizatat sot janë në ombrellën e PS-së.

Problem është madh është edhe çështja e reformës në drejtësi. Ne kemi qenë në mbështetje të kësaj reforme ashtu sikurse ishin rekomandimet e Opinionit të Venecias. Luftuam me përpjekjet e tyre për të kapur drejtësinë. Të gjitha ligje ti votuan pa votat tona. Rezultati cili është? Në një kohë që një narkobandit shkrehte breshëri mbi një polici, në gjykatën e lartë tre gjykatës të marrë peng me dosje Vettingu, ku Vettingu i tyre mbahet sekret, sepse duhet të iknin nga detyra. Këta e zëvendësuan trupën gjykuese të Saimir Tahirit në mënyrë të papritur.

Unë këtë reformë e kam denoncuar dhe s’kam qenë dakord kurrë. Unë besoj se çdo qytetar duhet të ketë një drejtë të duhur dhe çështjet nuk duhet të shqyrtohen nga militantë të PS-së dhe gruaja e ministrit të Brendshëm. Unë tjetër çështje që kam me Sorosin është çështja kombëtare sepse donte të shpërbënte Kosovën. Prandaj kam kundërshtuar minishengenin e Novi Sadit.