Olldashi ngre në këmbë Pallatin e Kulturës, demokrati: Na shpëto nga idiotët e dobishëm! Berisha: Durrësi do jetë blu

Në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës merrnin pjesë ish-deputetë  të PD-së dhe deputetë aktualë të këtij qyteti.

Ndërkohë një prej mbështetësve në takim teksa mori fjalën kërkoi një duatrokitje për të ndjerin Sokol Olldashi duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në Pallatin e Kulturës.

"Mbështetja e Durrësit është e pakushtëzuar, të gjithë jemi rreth jush dhe Foltores për të mirën e  PD. Ndihem i nderuar se në rreshtin e parë ka deputetë dhe ish-deputetë të PD që i janë bashkuar foltores por doja të kërkoja një duartrokitje për një ish-deputet që e donte qytetin e Durrësit dhe do mbetet në memorien e të gjithëve ne, një person që ka sjellë rezultate në qytetin e Durrësit dhe ka qenë ndër bashkëpunëtorët tuaj më të ngushtë, për të ndjerin Sokol Olldashi".

Për doktor Berishën pati një kërkesë të qartë.

"Qëllimi kryesor i foltores duhet të mbetet hapja e garës brenda PD dhe eleminimi i atyre që konsiderohen idiotë të dobishëm që emërohen apo komandohen në poste të rëndësishme brenda PD".

Ish-kryeministri Berisha nuk la pa komentuar dhe objektivin e Bashës për 64 mijë vota për qarkun e Durrësit në 25 prill.

"Kuotat më numër votash i kam dëgjuar për herë të parë këto vite. Ne kemi patur dhe kemi pasur objektiv fitoren. Ju garantoj se Durrësi do të jetë blu".