Berisha paralajmëron Ramën nga Durrësi: Ku të çon mushka, në greminë po shkon

Ish-kryeministri, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të mos luajë me pluralizimin pasi do të ketë fatin e paraardhësve të tij.

Në takimin me anëtarësinë e PD-së në Durrës, Berisha i bërë të qartë kryesocialistit se fakti që ka marrë peng kryetarin e PD-së nuk do të thotë se ka marrë peng gjithë partinë.

Berisha: Çfare je ti shkuar Makbethit, pse merr një peng kujton se do të marrësh peng pluralizimin. E paralajmëroj Edi Ramën: Mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan ndryshe nga ti, kundër teje, pa llogaritur dhjetëra e mijëra të tjerë që u rrëmbeve dhe bleve votën. Ku të çon mushka në këtë mënyrë, në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun do të merremi me padronin e pengut dhe përgjegjëgjësia do të jetë më e madhe se ndaj kujdo tjetër.