Pak para vdekjes, Saimir Hoxha i veshur civil djeg sasinë e hashashit të sekuestruar në Ishull-Lezhë
Ora News ka mundur të sigurojë foton e efektivit, Saimir Hoxha, pak minuta para vrasjes së tij, teksa po asgjësonin hashashin e kapur.
I veshur me bluzë rozë dhe civil, Hoxha shihet dake djegur bimë hashashi së bashku me një kolegun e tij, pas operacionit policor.
Në këtë operacion u gjeten bimë të mbjella në një miniparcelë në vendin e quajtur Ishull-Lezhë.
Ndërkohë, pak minuta më vonë nga operacioni, efektivi Saimir Hoxha do të vritet nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Hoxha ka ndaluar makinën ku ishte Rama së bashku me dy miqtë e tij dhe ka kërkuar kontrollin e dokumenteve të tyre, por i riu Rama nuk ka pranuar dhe më pas e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur.
Ai më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me makinë dhe u deshësh 5 orë operacion policor që ai të kapej, pasi plagosi veten në kokë.
I riu Aldi Rama vdiq mëngjesin e sotme, pasi nuk mund t’i mbijetonte plagës së marrë, ndërsa për efektin hoxha u kryen homazhe në Pallatin e kongreseve.

