Panik në Maqedoninë e Veriut/ Alarm i rremë për bombë para godinës së kryeministrisë gjatë vizitës së Von der Leyen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 22:05
Një alarm i rremë për bombë ka shkaktuar jo pak frikë në Maqedoninë e Veriut teksa përgatitej për pritjen e Presidentes së KE Ursula Von der Leyen.
Policia bën me dije se një shtetas me inicialet I. M rreth orës 10:32 raportoi se gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian një pajisje shpërthyese do të aktivizohet para ndërtesës së Qeverisë.
Qeveria mori masat dhe pas kontrolleve të nevojshme përcaktoi se raporti ishte i rremë.
Personi i cili telefonoi u ndalua nga policia për procedura të mëtejshme. Alarmi fals nuk ndikoi në vizitën e Presidentes së KE-së dhe aktivitetet vazhduan sipas agjendës së planifikuar./ALSAT/
