Nëntë ditë bllokadë në Veri, mediat në Kosovë: Autobusë nga Beogradi sjellin protestues në Jarinjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 09:37
Mediat kosovare raportuan mbrëmë se dy autobusë me targa të Beogradit janë parë duke zbarkuar rreth 100 protestues në Jarinjë.
"Jepi zë" ka siguruar pamje nga Jarinja, ku shihen dy autobusë teksa zbresin protestuesit.
Në të njëjtët autobusë kanë hipur protestuesit e tjerë që deri atëherë ishin në tendat e vendosura në Jarinjë.
Duhet theksuar se është raportuar disa herë se protestuesit po detyrohen të qëndrojnë nëpër tenda për ta pamundësuar qarkullimin.
Madje sot, "Jepi zë" ka raportuar se as mësimi nuk ka nisur në veri, për shkak se mësuesit ishin detyruar të dalin në protestë.
Kjo është dita e 9-të që dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, përkatësisht Jarinjë dhe Bërnjak vijojnë të jetë të bllokuara.
