Olluri: Në kufi lëvizja garantohet nga një deputet i lëvizjes Serbe, Kurti ka bërë një veprim elektoral

Në një lidhje me “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Parim Olluri u shpreh se është njësi nga deputetët e listës serbe që e garanton lëvizjen në kufi, gjë që është absurde.

Ai tha se Kurti u fut në një betejë me armikun në kufi, sepse e di që mund ta elektrizojë votuesin e tij, në prag të zgjedhjeve lokale.

Olluri: Protestuesit serbë kanë bllokuar të dyja anët. Është njësi nga deputetët e listës serbe që e garanton lëvizjen në kufi, gjë që është absurde. Për mua ky është një veprim zgjedhor, sepse ka rënie në sondazhe sepse nuk mund të vendoste reciprocitetin me Serbinë, po ashtu ka pasur edhe rënie lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Kurti u fut në një betejë me armikun në kufi, sepse e di që mund ta elektrizojë votuesin e tij. Ai mund të dërgon policinë kufitare, sikurse është bërë më herët. Dërgimi i njësisë speciale, besoj se është bërë për një elektrizim të elektoratit të Kurti.