Reciprociteti i targave, Von Cramon: Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht zgjidhje paqësore
Ndërkombëtarët po shtojnë presionin ndaj Prishtinës dhe Beogradit për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Deputetët e Parlamentit Europian apeluan të martën dy fqinjët të tërheqin njësitë speciale të policisë, ushtritë dhe të ulin barrikadat që pengojnë kalimin në kufijtë e Jarinjës dhe Bërnjakut.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, nëpërmjet një postimi në Twitter ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje paqësore të situatës.
"Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve”, shkruan Viola von Cramon, pas një deklarate nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Në një deklaratë të Komitetit thuhet se “eurodeputetët shprehin shqetësim të thellë për sigurinë e të gjithë qytetarëve, për shkak të tensioneve në veri të Kosovës”.
'Serbia and Kosovo must urgently find a peaceful and sustainable solution in order to ensure the security and safety of all citizens.'
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 28, 2021
Joint statement with @VladoBilcik, @tfajon & @RomeoFranz1 ???? https://t.co/CvtB22zPFq

