Klosi: Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, nuk e pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës
Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kreu i SHISH Fatos Klosi u shpreh se rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.
Klosi: Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen asociimi i komunave serbe.
Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?

