Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike, banorët kalojnë natën në çadra dhe makina

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,

Kreta u trondit mëngjesin e së hënës nga një tërmet me magnitudë 5.8 rihter duke lënë një të vdekur dhe 11 të plagosur.

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,

Si pasojë shumë banorë në fshatin Arkalochori të Kretës e kaluan natën në çadra dhe makina, larg shtëpive të tyre, pasi tërmetet vazhduan gjatë natës me sizmografët që regjistruan më shumë se 40 lëkundje metasizmike, mbi 3 Rihter.

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,

Ndërkohë, herët në mëngjesin e së martës, ndodhi një tërmet i ri i fortë prej 5.4 Rihter.

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura si dhe kopshtet në prefekturën e Heraklion. Autoritetet njoftuan për mediet greke se , "ne u kërkuam qytetarëve të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre edhe nëse do të kishin disa çarje sepse kishim shumë lëkundje gjatë natës.Ne pamë dje se me dy tërmetet e mëdha që pasuan pas tërmetit prej 5.8 të shkallës Rihter, disa ndërtesa të vjetra ranë .”

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,

Gjatë natës, dy tërmete të fuqishme me magnitudë 4.4 Rihter ndodhën në orën 23.10 dhe 00.37 pas mesnate, duke shkaktuar panik dhe ankth te qytetarët.

Foto/ Natë agonie në Kretë me 40 lëkundje metasizmike,