Tërmeti në Kretë/ Pamjet me dron që tregojnë madhësinë e katastrofës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2021, 08:31
Pamjet tronditëse të regjistruara me dron kujtojnë një peizash të bombarduar, pas tërmetit 6.0 Rihter që tronditi Kretën ditën e djeshme (27 shtator), duke lënë një të vdekur dhe 11 të plagosur.
Imazhet tregojnë fshatra pothuajse të rrafshua.
Shumë banorë në fshatin Arkalochori të Kretës e kaluan natën në çadra dhe makina, larg shtëpive të tyre, pasi tërmetet vazhduan gjatë natës me sizmografët që regjistruan më shumë se 40 lëkundje metasizmike, mbi 3 Rihter.
Ndërkohë, herët në mëngjesin e së martës, ndodhi një tërmet i ri i fortë prej 5.4 Rihter.
Gjatë natës, dy tërmete të fuqishme me magnitudë 4.4 Rihter ndodhën në orën 23.10 dhe 00.37 pas mesnate, duke shkaktuar panik dhe ankth te qytetarët.

