Klosi: Kosova ka detyrime ndaj ndërkombëtarëve, ata do mbajnë peshën e ndonjë acarimi të rëndë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi u shpreh se ndërkombëtarët janë shumë të rëndësishëm në Kosovë.
Ai tha se pavarësisht se kush është kryeministër në Kosovës, ata duhet të vihen në dijeni për lëvizjet, pasi ata do ta mbajnë më pas peshën e ndonjë konflikti.
Klosi: Ndërkombëtarët janë shumë të rëndësishëm në Kosovë, sepse ata e ndërtuar Kosovën. Kush do që është kryeministër në Kosovë ka detyrime ndaj tyre. Ne mund të na pëlqejë të themi se është kështu, apo ashtu, por nuk është si gjithë të tjerat, ka nevojë për mbështetjen ndërkombëtare.
Aleatët e mëdhenj, janë në mbështetje të Kosovës, dhe ata kërkojnë që të jenë në valle, që të mbajnë peshën e ndonjë acarimi më të rëndë. Për mua ky është një acarim i radhës. Presidenti serb edhe për shkak të zgjedhjeve që po vijnë e ka përsëritur që nuk do të pranohet kurrë pavarësia e Kosovës. Kosova e ka mbështetjen te trupat ndërkombëtare.

