Nesho: Situata në veri të Kosovës është shtyrje e politikave të Rusisë ndaj perëndimit
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ambasadori Agim Nesho u shpreh se veprimi i fundit Serbisë është një shtyrje e fundit e politikave ruse, kundrejt perëndimit se si do të veprojë në një vend që është një krijesë e NATO-s.
Ai tha se kjo nuk është një çështjeve vetëm në dorë të Kurtit dhe se çështja është se si do të veprojë perëndimi pas tërheqjes dhe dështimit në Afganistan.
Nesho: Veprimi i fundit është një shtyrje e fundit e politikave ruse, kundrejt perëndimit se si do të veprojë në një vend që është një krijesë e NATO-s. Pra, për Rusinë, Serbia ka qenë gjithmonë një lloj vendi ku do të testonte influencën e saj në rritje në Ballkan dhe ta përdorë këtë precedent për problemet e saj të pazgjidhur në ish-republikat sovjetike.
Ky është një test që nuk varet vetëm nga Kurtit. Nëse nuk do të ndodhte tani, do të ndodhte në të ardhmen. Çështja është se si do të veprojë perëndimi pas tërheqjes dhe dështimit në Afganistan. A do të jetë perëndimi në një fazë pavendosshmëria, ku sikurse tha Biden nuk do të ndërhyhet ushtarakisht.

