Ursula von der Leyen nga Shkupi: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE
Nga Maqedonia e Veriut, ku ditën e sotme është duke zhvilluar një vizitë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu mbështetjen e plotë për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev sot në Shkup ajo tha se Maqedonia Veriore ka arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe që tani BE-ja e ka radhën.
“Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë Veriore është në BE dhe ju duam afër nesh. Komisioni Evropian dhe unë vetë, qëndrojmë në atë se ju keni arritur një avancim të jashtëzakonshëm dhe duam të jem e qartë se tani BE e ka radhën”, - tha Ursula von der Leyen.
Presidentja e KE-së përshëndeti reformat që vendi po i zbaton, veçanërisht, siç tha ajo, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se është e rëndësishme të vazhdohet ai përparim, ku shprehu besimin se do kjo do të shpërblehet.
Vizita e shefes së KE-së në rajon vjen vetëm një javë para Samitit BE - Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet më 6 tetor në Slloveni me udhëheqësit rajonalë.
