Bumçi: Trumpi nuk kishte një politikë të qartë lidhur me Kosovën, u kërkua ndryshim kufijsh

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se Projekti për ndarjen e kufijve nuk kishte një qasje nga SHBA-të, por zyrtarë të caktuar ama brenda administratës kishte njerëz që e mbështetën.

Ai tha se Gjermanët e kundështuan një gjë të tillë duke e quajtur si hapjen e kutisë së Pandorës, por vetëm Mogherini ishte pro ndarjes.

Bumçi: Pasi Gjykata Ndërkombëtare vendosi se pavarësia e Kosovës ishte e ligjshme, atëherë iu hap rruga dialogut. Të gjithë e dinë që me anë të amerikanëve u arrit marrëveshja e madhe e vitit 2013. Ndërsa gjatë presidentit Trump u duk sikur nuk kishte me një politikë të qartë dhe në të njëjtën gjatësi vale.

Projekti për ndarjen e kufijve nuk kishte një qasje nga SHBA-të, por zyrtarë të caktuar ama brenda administratës kishte njerëz që e mbështetën. Ndërsa gjermanët e kundërshtuan një gjë të tillë duke e quajtur si hapjen e kutisë së Pendorës. Ndërsa Mogherini ishte pro ndarjes.