EULEX-i gati të asistojë së bashku me KFOR-in, ekipe në pikat kufitare në veri të Kosovës

Kreu i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark është shprehur se është gati të asistojë së bashku me KFOR-in për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Wigermark ka bërë të ditur dhe takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.