Saimir Tahiri reagon pas vendimit të Gjykatës së Lartë, avokati zbulon strategjinë e radhës

Gjykata e Lartë riktheu në gjykatën e Apelit dosjen e Saimir Tahirit. Dosja do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues.

Ky vendim nuk duket se e ka gëzuar Saimir Tahirin I cili kërkoi që çështja të gjykohej në themel.

“Do ndjekim procedurën e do të shkojmë në gjykatë të Apelit” u shpreh Tahiri në fund të seancës të mbajtur sot në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë avokati i tij Maks Haxhia u shpreh: Kërkimet tona ishin më të mëdha. Donim ta çonte çështjen në themel por Gjykata e Lartë u përqëndrua vetëm në çështje proceduriale pa I hyrë procesit në themel.

Kush është strategjia e radhës

“Strategjia e radhës  është të shkojmë në Gjykatën e Apelit dhe do të insistojmë në pafajësinë tonë” u shpreh avokati Maks Haxhia.