Vrau oficerin e krimeve, 20 mije euro shpërblim për kokën e Aldo Ramës
Polici vë në dispozicion shpërblimin 20 mijë euro për arrestimin e Aldo Ramës, djalit të akuzuar si ekzekutori i oficerit të krimeve Saimir Hoxha.
Mësohet se tre policë kanë qenë në postbllok kur kanë ndaluar një automjet me 3 persona brenda
Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.
Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.
Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.
Mësohet se Aldo Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar me 30 doza hashash si person që shpëndante drogë në Lezhë.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.
Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.
Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldo Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.
Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.
Ministri i Kosovës: Serbët refuzuan ofertën e komandantit të KFOR-it
28 Shtator, 13:26

