Presidentja e KE "bekon" Open Balkan: Mirëpresim çdo iniciativë brenda procesit të Berlinit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot nga Kruja se mbështet çdo iniciativë brenda procesit të Berlinit  dhe çdo iniciativë që sjell bashkëpunim  ndërmjet vendeve të rajonit.

Referuar "Open Balkan", ajo nënvizoi se nuk ka rëndësi emërtimi por që procesi të jetë i hapur dhe gjithë përfshirës.

Pyetje: "Open Balkan" është një mënyrë për të stabilizuar këtë rajon apo është mënyrë për tu larguar ky rajon nga BE?

"Po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdorim dhe po shtyn procesin e  integrimit përpara. Kjo ka qenë përvoja jonë me tregun tonë të përbashkët në BE dhe kjo është ajo që po shikojmë tani në rajon. Çfarëdo lloj iniciative që është brenda për brenda procesit të Berlinit  dhe cdo lloj iniciative që është bashkëpunuese mirëpritetet prej nesh.

Nuk duhet të shohim me imtësi fjalët por kontekstin, i cili propozohet, të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, i cili shtyn të gjithë të ecin përpara, i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre dhe thellon marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomike të ndryshme të rajonit, të ketë integrim të thellë të ekonomive sepse kjo në vetëvete është pjesë e procesit".

Insistimit të mediave nëse BE mbështet Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit, ajo ju përgjigj.

"Procesi i Berlinit ka filluar tashmë në mënyrë që të ketë një integrim të tregut të përbashkët. Keni dhe angazhimin tim që të shtyjmë procesin e Berlinit përpara. Mund të ketë iniciativa por duhet të jenë gjithë përfshirëse dhe të respektojnë objektivin e përbashkët dhe kështu do kenë mbështetjen time të plotë".

Presidentja e KE "bekon" Open Balkan: Mirëpresim çdo