Mbërrijnë 29,250 vaksina Pfizer në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 21:52
Në Aeroportin “Nënë Tereza”, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 29,250 doza vaksine Pfizer.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastraliu, e cila thotë se numri në total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë është 2,074,560.
“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.”- shkruan ajo.
