Maliq/ Përfshihet nga flakët hambari në Vreshtas, digjet ushqimi i bagëtive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 21:25
Një zjarr i madh ka rënë në hambarin e fshatit Vreshtas në Bashkinë Maliq. Burime për Ora News, bëjnë me dije se është djegur baza ushqimore për bagëtitë.
Ndërkohë njerëzit janë evakuar në kohë, sakaq janë izoluar edhe flakët.

Mësohet se zjarri është larg shtëpive, ndërkohë bëhet e ditur se si pasojë e flakëve janë djegur 300 dengje jonxhë. Hambari i djegur është në pronësi të Thanas Isallarit.
Forcat zjarrfikëse ende në vendngjarje për të bërë të mundur tërësisht fikjen e flakëve/ Ora News/