Prioritetet e Nikollës si kryetare: Debati i shëndetshëm, ligje të drejta dhe qasje etike

E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh se ka shumë gjëra për tu ndryshuar nga jeta parlamentare.

Ajo theksoi se do të fillojë me punën e Kuvendit, debatet e shëndetshme dhe një qasje etike.

Nikolla: Ka shumë gjëra për tu ndryshuar, por do të filloja nga fokusi më i madh për punën parlamentare dhe debati për ligjet, një debat i shëndetshëm, jo thjeshtë politik, por për të prodhuar ligje të drejta. Ka nevojë për të ndryshuar qasjen etike dhe sigurisht në atë që është detyra kryesore e deputetëve, që duhet të mbajnë kontakt me komunitetin që janë zgjedhur.

Po ashtu, të vazhdohet në rrugën e mirë që është parashtruar tashmë me transparencën e seancave plenare dhe atë të komisioneve, ashtu sikurse për të mundësuar kontakte me grupet e interesit dhe universitetin e mediet.