Nikolla tregon pse u mbajt gjithë natën debati për programin e qeverisë: Ramës i duhet të ikte...
E ftuar në emisionin “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi pse miratimi i programit të qeverisë u mbajt në orët e para të mëngjesit.
Ajo tha se mazhoranca ishte e kufizuar sepse qeveria duhet të betohej te Meta dhe se një arsye tjetër ishte se kryeministri Rama duhet të nisej për në SHBA.
Nikolla: Seanca plenare filloi në orën 10:00 me paraqitjen e programit. Debati ka filluar në orën 16:00. Ne ishim të kufizuar sepse qeveria duhet të betohej te Meta. Dhe një arsye tjetër ishte se kryeministri Rama duhet të nisej për në SHBA.
Nga ana tjetër opozita kërkohej që koha të ishte pa limit dhe të gjithë deputetët e saj të diskutonin. Sigurisht që edhe diskutimet vazhduan pa ndalim, një gjë që u vendos në konferencën e kryetarëve. Ndoshta është një moment për reflektim dhe duhet parë në situata të tjera.

