Nikolla për veriun: Kurti kërkon ti heqë fare targat e përkohshme, sa kohë Serbia refuzon do ketë reciprocitet

Të parën vizitë jashtë vendit  por edhe jashtë Tirane si kryetare e Kuvendit Lindita Nikolla e zhvbilloi në Kosovë ku edhe zhvilloi takime me krerët e shtetit atje.

E ftuar në "Drejt" në Rtv Ora, ajo tha se bashkë me homologun Konjufca vunë piketa për mënyrën sesi do të bashkëpunojnë dhe bashkimin e forcave për të ndalë ofensivën e Serbisë kundër njohjeve të reja të Kosovës dhe çnjoheve.

Nikolla: Dakordësuam në krijimin e një tryezë të kryetarëve të komisioneve dhe delegacioneve, Shqipëria po lobon fort për rritjen e njohjeve të Kosovës apo për të zbrapsur Serbinë në fushatën e saj intensive për mosnjohjen e Kosovës apo ato shtete që e kanë njohur të kthejnë mbrapsht njohjen.Është e papranueshme që delegacionet tona që operojnë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare nuk bashkërendojnë veprimin, madje as nuk njihen fare ndoshta rëndom, vetëm kur zhvillohet mbledhja. Është e patolerueshme. Ne mendojmë ti paraprijmë duke e bërë të studiuar dhe organizuar këtë punë.  Edhe ngritjen e zërit nga Shqipëria në ato organizma që është në OKB në njohjen e Kosovës dhe për liberalizimin e vizave.

Në qendër të diskutimeve ishte dhe situata e krijuar në veri të Kosovës.

Nikolla: Folëm dhe për situatën në veri të Kosovës  me kryemninistrin, është një e drejtë ky veprim reciprociteti, një masë e domosdoshme në ndërpveprimin midis dy vendeve. Kosova e ka fituar luftën, gjuha e dialogut dhe qartësia të prevalojë. Sjellje të tilla të Serbisë janë të patolerueshme me demonstrime të tilla force. Besoj që edhe Kosova dhe komuniteti ndërkomnbëtar do të gjejnë gjuhën e përbashkët të dialogut që histori të tilla të kapërcehen. Ashtu sikurse në 10 vite të gjitha automjetet që lëviznin nga Kosova u duhej të ndërronin targat patjetër që një gjë e tillë duhet të ndodhë dhe me Serbinë. Kurti është i hapur për ti hequr fare këto masa, edhe pala serbe dhe kosovare të udhëtojnë me targat reale. Sa kohë që Serbia vazhdon me pagesën në kufi për ndërrimin e targave, masë reciprociteti do ketë edhe nga Kosova.