"Do të fusja ndonjë çok kokës, shpullë më ofendohet dora"- Silvana Bushati i kthehet keq gazetarit

"Pse vriten shqiptarët/gratë?"- ishte kjo tema e diskutimit në puntatën e radhës te emisionit #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Isai dhe ish miss-i Silvana dikur janë përplasur virtualisht, pas një deklarate qe Silvana Bushati ka bërë për LGBTI, rreth një vit më parë, po në RTV Ora dhe po me gazetarin Ronaldo Sharka.

Ajo thoshte se nëse fëmija i saj do iahte gay, nuk do e pranonte. Ndërsa Isai reagoi nëpërmjet një statusi një vit më parë ku e quante Silvanën mis të konservuar etj etj.

E teksa diskutohej për vrasjet, Silvana pyet Isain nëse ka qenë ndonjëherë shkak për dhunë:

Myzyraj: I qëndroj fjalë për fjalë atij statusi dhe sot pas 1 viti që ka kaluar.

Bushati: Do të fusja ndonjë çok kokës, jo shpullë se më ofendohet dora dhe nuk e bëj dot. Do ta bëja këtë gjë. Përsëri vazhdoj të të them, nëse unë të kam bërë presion me ato mesazhe.

Myzyraj: Ti më ke kërcënuar dhe nëse hapen mesazhet. Unë kam bërë një status publik kundër teje dhe ti më ke shkruar një mesazh në Instagram ku ndër të tjera ti mua më ke kërcënuar.

Bushati: Ti je gazetar dhe nuk duhet ta bësh një gabim të tillë. Unë të kërcënoj dhe sot kur kam të drejtën time dhe ti nuk ke absolutisht të më ofendosh në një mesazh publik.

Ndiqni emisionin e plotë për më tepër: