"Ti po shpif, më ke kërcënuar"- ndizet sherri mes ish miss-it dhe gazetarit Myzyraj
"Pse vriten shqiptarët/gratë?"- ishte kjo tema e diskutimit në puntatën e radhës te emisionit #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Gazetari Isa Myzyraj dhe ish miss-i Silvana Bushati dikur janë përplasur virtualisht, pas një deklarate qe Bushati ka bërë për LGBTI, rreth një vit më parë po në RTV Ora dhe po me gazetarin Ronaldo Sharka.
Ajo thoshte se nëse fëmija i saj do ihte gay, nuk do e pranonte. Ndërsa Isai reagoi nëpërmjet një statusi një vit më parë ku e quante Silvanën mis të konservuar etj etj.
E teksa diskutohej për vrasjet, Silvana pyet Isain nëse ka qenë ndonjëherë shkak për dhunë:
Myzyraj: Unë jam 26 vjeç dhe kurrë nuk jam zënë me askënd.
Bushati: Unë kam qenë e ftuar te Ora dhe po flisja se sa evropianë janë shqiptarët dhe ky fjali këtu që unë s'ia di akoma emrin, të nesërmen shkruante një roman në Facebook dhe bënte një roman të madh kundrejt mendimit tim. Ky bënte një roman me sharje dhe ofendime nga më të tmerrshmet.
Myzyraj: Kjo është një shpifje, ti po shpif, ti po gënjen.
Bushati: I shkruaj në Instragram dhe i them ke diçka personale për mua?
Myzyraj: Nëse do t'i hapim mesazhet që kemi komunikuar bashkë, unë kam bërë një status në Facebook dhe ti më ke kërcënuar në Instagram.
Bushati: Nëse ti do të hash gjatë gjithë kohës mund të hash, pr më lër të flas unë dhe të mabroj. Në momentin që unë do mbaroj mendimin. Ky pas atyre ofendimeve nuk e mori kurrë kurajon të thoshte po unë u nxeha, ishte një moment që të ofendova.
Myzyraj: Po s'ke pasur të drejtë moj vajzë.
Ndiqni emisionin e plotë për më tepër: