Shijak: Përplasja me makina përfundon në sherr me thika

Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në plagosje me thika. Policia bën me dije se janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe  K. D., vetëm dëme materiale.

Ndërkohë pas përplasjes të afërmit e drejtuesve janë konfliktuar fizikisht. Mësohet se shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me thikë, shtetasin Sh. Ç.

"Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar./ Ora News/