Dollenberg: Kryqëzimi i vaksinave rrit efikasitetin dhe nuk ka efekte anësore

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, është shprehur se pa vaksinim nuk ka mbyllje të pandemisë.

Në një intervistë që ka dhënë për RTV Ora, Dollenberg u shpreh se kryqëzimi i vaksinave rrit efikasitetin, ndërkohë shton se në provat që janë bërë tek pacientët nuk kanë pasur efekte anësore.

Dollenberg: Është e vërtetë që Coronavac e ka një efektivitet se ‘Pfizer’, apo ‘Moderna’ por nga ana tjetër është një vaksinë e sigurt, që u mor masivisht në Shqipëri. Ne duam maksimumin, por maksimumi nuk arrihet duke bërë minimum, pra duhet të investohet shumë edhe nga ana e qytetarit dhe qeverisë. Pa vaksinim nuk ka mbyllje të pandemisë.  

Unë kam vaksinuar deri në 3 mijë pacientë, dhe në muajt e fundit, në bazë të studimeve që vërtetonin që një studim i vaksinave, siguronte një efikasitet më të lartë dhe me të vërtetë efikasiteti ka qenë shumë më i lartë, dhe nuk ka efekte anësore.  Doza e tretë në Shqipëri mbeten një mundësi vetëm për vitin e ardhshëm, pasi janë vaksinuar vetëm 20% e popullsisë.

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini/ Ora News/