Aksident në Durrës- Tiranë, 20 vjeçari në makinë përplas këmbësoren, ende e paidentifikuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 21:04
Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme (25 shtator) në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 20:15 një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./OraNews/
