Florian Marku, kampion bote në boks. Luftëtari kuqezi shkruan historinë

Shqipëria ka një kampion bote në boksin profesionist dhe elitar teksa Florian Marku ka mposhtur para mijëra tifozëve në stadiumin e Tottenham, rivalin Maxim Prodan.

Boksieri kuqezi nuk njeh humbje dhe kështu kurorëzon ëndrrën duke u shpallur kampion bote në peshën e mesme, i pari për të dhe boksin shqiptar në këto nivele.

Në arenën gjigante të Tottenham, Marku kishte përballë rivalin ukrainas, i cili nuk kishte pësuar asnjë humbje por ja që e mori një të tillë përballë luftëtarit kuqez dhe pas 10 raundesh të cilat u dominuan nga bokseri kuqezi.

Në prani edhe të shumë tifozëve shqiptarë që ishin aty për të mbështetur Markun, ky i fundit kurorëzoi ëndrrën pasi gjyqtarët me pikë I dhanë fitoren atij përballë Prodan.

Ndoshta Marku do të donte ta kishte hedhur nokaut ashtu siç e kishte parashikuar para duelit por edhe kjo fitore, në këtë mënyrë është historike për të dhe Shqipërinë.

Më në fund edhe Shqipëria ka një kampion bote të vërtetë në boks, titulli IBF për peshat e mesme i përket Florian Markut. /Ora News/.