Mos humbisni golat spektakolarë, Inter-Atalanta barazim 2-2 në “San Siro”
Një ndeshje e “çmendur” ishte ajo në “San Siro mes Interit dhe Atlantës. Kur zikaltërit e Inzaghit kishin në dorë ndeshjen, fati dhe episodet vendosën 2-2 ndeshjen ndaj zikaltërve të Gasperinit.
Interi e nisi më mirë ndeshjen teksa gjeti avantazhin me një super gol të Martinez në minutën e 5’ e më pas Atalanta nisi të sulmonte duke vënë në vështirësi vendasit.
Në 30’, një predhë e Malinovskit vuri barazpeshën ndërsa në 38’, Toloi po pas një gjuajtje të Malinovskit shtyu topin në rrjetë për të çuar përpara miqtë.
Pjesë e parë spektakolare në “San Siro” por edhe më emocionuese pjesa e dytë kur pas zëvendësimeve të duhura, Dzeko barazon 2-2 në 71’.
Në minutat e fundit, Di Marco kishte mundësinë të kalonte para Interin duke gabuar një penallti e 2 minuta më pas Atalanta shënon por edhe ai gol anulohet.
Duket sikur ndeshja duhej të dilte barazim dhe kështu përfundoi, 2-2 por një spektakël i vërtetë. /Ora News/.
