“S’lejoi kongres amerikan”/ Berisha- Bashës: Para se të merreshe peng nga Rama s’shkoje në SHBA

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” që ka mbajtur me demokratët në Vlorë, është shprehur se Kryedemokrati Lulzim Basha, para se të merrej peng nga Edi Rama, nuk mund të shkonte në SHBA.

Më tej, Berisha, është shprehur se asnjë forcë politike dhe askush tjetër nuk ka pasur marrëdhënie të hapura me SHBA, siç ka pasur ai në kohën kur ishte në pushtet.

Sali Berisha: Nëse Shqipëria ka pro-amerikan, jeni ju, baza e PD. Jeni ju qytetarë demokratë të këtij vendi që në 91 mahnitët Amerikën dhe botën. Si përfaqësuesi i juaj, kam pritë dhe jam pritur, presidentin George W Bush, Bill Clinton, kam takuar Barack Obama, kam takuar dy herë Biden. Asnjë forcë politike dhe askush tjetër nuk ka pasur këto marrëdhënie të hapura, respekti që kemi pasur dhe kemi ne me SHBA.

Është e vërtetë se në lobimin korruptiv të George Soros unë jam shpallur “Non Grata”, por është e vërtetë se Ministri i Partisë Republikane, i ka deklaruar kombit të tij se në rastin e Shqipërisë është përdorur ligji si armë kundër kundërshtarëve të Kryeministrit Shqiptar, nën diktatin e George Soros. Këto janë deklarata të Richard Grenell. Ndërkohë tjetri i tha; Zoti sekretar vendimi yt vjen nga hiçi. Berisha është një mik i SHBA. Ne nuk lëkundemi nga deklaratat që bën peng Basha, i cili thotë se nuk lejoi kongres amerikan, njeriu që as nuk shkonte dot deri dje në SHBA, deri sa u mor peng nga Edi Rama./ Ora News/