‘Ballkan i Hapur’/ Berisha: Pse hesht PD? Rroftë Kosova që nuk e pranoi!
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur pikëpyetje duke thënë se përse Krydemokrati Lulzim Basha hesht në lidhje me ‘Ballkanin e Hapur”.
Në fjalën e tij që ka mbajtur në Vlorë, në takimin me demokratët është shprehur se Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit, teksa ka treguar dhe dallimin mes dy nismave.
Sali Berisha: Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të George Sorosit, Edi Ramës, por mjerisht edhe të ish-kryetari i Partisë Demokratike.
Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Nisma është nisma e Be për rajonin, është nisma për të cilën BE, kërkon që të na përgatisë ne. Ku dallojnë nga njëra-tjetra? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë.
