Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 5 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme (25 shtator) në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia informon se në aksident janë përfshirë 5 mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 dhe mësohet se nga përplasja ka mbetur e lënduar shtetasja  S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./OraNews/