“Më shpalle non grata”/ Berisha i përgjigjet Kim: Hyra në parlament për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim
Sali Berisha nga Vlora i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, për hyrjen e tij në parlament.
Në deklaratën e tij që ka mbajtur me demokratët në Vlorë, u shpreh se ai ka hyrë në Kuvend sepse mbrojti sovranitetin e vendit.
Më tej shton se SHBA mund të vendosë që mos të shkojë atje, por për ne Parlament zgjedhin shqiptarët.
Sali Berisha: Kosova është e pavarur sepse Bill Clinton udhëhoqi NATO-n në çlirimin e saj. George W. Bush udhëhoqi diplomacinë botërore në pavarësimin e saj dhe e shpalli atë nga Tirana. A mund të imagjinoj kush se këto burra të mëdhenj të Amerikës do të imagjinonin se do të dilte një përfaqësues i tyre, dhe do u thoshte shqiptarëve votoni ju se do u them unë se kush do të futet në parlament? A mund të ndodhte kjo? Mirë mua më shpalle mua ‘Non Grata” për të mos hyrë në vendin tënd, por por se hyj apo jo në Parlament janë shqiptarët që zgjedhin.
Dita më e lumtur e jetës sime ka qenë dita që unë hyra në Parlament sepse mbrojtja sovranitetin e vendit tim. Një proces është në Paris, dhe unë ftoj që kushdo që ka dokumenta ta paraqesë në Gjykatë, dhe ju garantoj se duhet do të marrë nëse një njeri paraqet një fakt të vetëm për mua. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë duke zgjeruar demokracinë, duke u bashkuar me të gjithë kontributet tona./ Ora News/
