Mokra n’Fest, festa e kulaçit bën bashkë qytetarët në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2021, 15:30
Qindra qytetarë iu drejtuan të shtunën krahinës së Mbretërve Ilirë.
Në Selcën e poshtme, për të dytin vit me radhë u mbajt “Mokra n'fest”.
Festa solli traditat e gatimit, mikpritjes, të valleve, këngëve e instrumentave të kësaj zone, por nuk kanë munguar edhe risitë e këtij viti siç ishte sporti elitar i hipizmit hedhja me parashutë.
Mokra n'fest synon promovimin e kësaj zone, edhe pse mungesa e theksuar e investimeve ka penalizuar zhvillimin e mëtejshëm të Mokrës.
Artistë, banorë të zonës, por edhe turistë të shumtë vendas e të huaj kanë festuar me dollinë me 101 shëndete në Mokrën e mbretërve.
Ky është viti i dytë i festës dhe synohet që të kthehet në traditë.