“Ndjehem i frymëzuar”/ Berisha pas takimit në Vlorë: PD do rikthehet më e bashkuar dhe më e fortë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas takimit në Vlorë me simpatizantët demokratë, në një deklaratë për mediat, shprehet se PD do të rikthehet më e fortë se kurrë.

Teksa është pëcjellë me brohoritje nga demokratët, Berisha thotë se ndjehet i frymëzuar dhe optimist. 

Berisha: Ndjehem i frymëzuar, ndjehem më i frymëzuar se kurrë. Ndjehem optimist. PD do rikthehet më e bashkuar se kurrë, më e fortë dhe më e hapur se kurrë dhe më demokratike gjithashtu. / Ora News/