“A po bashkëpunon me Ramën?"/ Debate në mbledhjen e grupit të PD, Noka e pyet në sy Bashën

Grupi parlementar i Partisë Demokratike ishte mbledhur për të diskutuar mbi strategjinë që deputetët do të ndjekin në komisionet parlamentare, por ky moment ka sjellë diskutime. Deputeti Edi Paloka, ka qenë kundër sjelljes së Partisë Demokratike, duke theksuar se po jepet mesazhi sikur situata politike është normale. Ai ka theksuar se duhet ashpërsim i qëndrimeve deri edhe në protesta popullore. Kur është diskutuar propozimi për ndryshimin e hartës territoriale, deputeti Flamur  Noka, nuk ka ngurruar të pyesë Bashën nëse po bashkëpunon me Edi Ramën.  

Deputetët Edi Paloka dhe Flamur Noka, nuk janë kundër Lulzim Bashës, vetëm për vendimin për të larguar nga grupi parlamentar Sali Berishën, por dhe për mënyrën se si ai po organizon strategjinë opozitare.

Lulzim Basha, në mbledhjen e  grupit  u ka kërkuar deputetëve që të marrin informacion pranë prokurorive mbi ecurinë e hetimeve për atë që ai e quan ‘masakër elektorale” në  25 prill. Por në këtë pikë Edi Paloka, ka kundërshtuar duke theksuar se beteja nuk është me zyrtarët lokal por me Edi Ramën.

 Ai ka theksuar se opozita nuk duhet të jap sinjale normaliteti,  dikur asgjë s’ka ndodhur, por radikalizim të qëndrimeve deri në  protesta popullore. Ndërsa deputeti, Flamur Noka, gjatë diskutimeve për  mundësinë e rishikimit të reformës territorial e ka pyetur hapur,  Bashën, nëse ai ka bashkëpunim me Edi Ramën.

Mbledhja ka zgjatur rreth 2 orë e 30 minuta, ndërsa grupi demokrat ka vendosur të mos e njohë vendimin e socialistëve në konferencën e kryetarëve për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve të përhershme parlemantare online.  Deputetët demokratë pavarësisht këtij vendimi, do të shkojnë fizikisht në mbledhjet e komisioneve, duke theksuar se vetëm nëpërmjet diskutimeve reale mbrohet interesi i qytetarëve.

Në mbledhjen e grupit parlamentarë, Lulzim Basha, u ka kërkuar deputetëve që të bëhen zëri i qytetarëve  dhe të konsultohen në zonat e tyre për ndarjen territorial. Në këtë pikë ai ka informuar se së shpejti do të nis konsultimi për këtë reformë dhe  do të ngrihet grupi i punës për të hartuar draftin ligjor./ Ora News/