Lirohet nga burgu strehuesi i bosit turk
Tri ditë pas arrestimit 27 vjeçari Edevaldo Haxhia është liruar nga burgu për tu lënë në arrest shtëpie me akuzën se ka ndihmuar dhe fshehur bosin turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.
Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatën penale të Tiranës zgjati 30 minuta.
Ka qenë vetë prokurori i çështjes, Bledar Valikaj që kërkoi nga gjykata lehtësimin e masës për 27- vjecarin i cili rezulton të jetë nipi i një zyrtari të lartë të federatës shqiptare të futbollit.
Mësohet se gjatë seancës, 27 -vjecari ka treguar memonetin se si ra në kontakt me turkun Faruk Ozer i cili është shpallur në kërkim nga prilli i këtij viti për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.
Biznesmeni nga Durrësi Edevaldo Haxhiu është shprehur para gjykatës, se duke qënë se fliste mirë gjuhën turke dhe për këtë arësye shtetasit që vinin nga ky vend i priste i strehonte në të njëjtin hotel në Tiranë, pranë zonës së 21 dhjetorit.
I pyetur për vendodhjen e milionerit turk Faruk Ozer i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Haxhiu nuk ka dhënë asnjë detaj.
Edevaldo Haxhiu u ndalua nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit Gjurma ndërsa policia e shtetit deklaroi se nga oficerët e krimit kibernetik, Edevaldo Haxhiu, akuzohet për 2 vepra penale e “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.
Sipas policisë shqiptare biznesmeni nga Durrësi akuzohet se ka bashkëpunuar me Turkun Faruk Fatih Özer në krijimin e një skeme masive të vjedhjes me anë të kriptovalutave.
Për këtë çështje policia turke ka arrestuar 81 persona në 8 provinca të Stambollit ndërkohë që mes të arrestuarve ishte edhe vëllai i Faruk Fatih Özer, Güven Özer.
Habit Dajana Shabani: Ish-bashkëshorti më ka dhuruar 10 makina
25 Shtator, 13:



