Nga e hëna në RTV Ora, Luan Rama premton: Shikuesi do të gjejë "Drejt" atë që e gjen shtrembër diku tjetër

Tashmë gjithcka është gati.Nga e hëna e 27 shtatorit 2021 starton në RTV Ora emisioni më i ri “Drejt”. Nën drejtimin e Luan Ramës vjen për publikun shqiptar një program i cili do të mbërthejë teleshikuesit përballë ekranit  çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00.

Luan Rama ka zgjedhur që ti rikthehet profesionit të tij të parë si gazetar. Një studio e re dhe me teknologjinë më të fundit, një staf i përkushtuar dhe me mbështetje të pakursyer nga drejtuesi i televizionit, emisioni Drejt synon që të trajtojë temat më të rëndësishme që prekin jetën e qyetarëve shqiptar.

Tashmë janë vetëm përgatitjet e fundit dhe të hënën e 27 shtatori të gjithë duhet të ndjekin “Drejt” në RTV Ora me Luan Ramën.

"Emisioni Drejt do të krijojë identitet që do i bëjë shikuesit të gjejë në "Drejt" atë që e gjejnë shtrembër diku tjetër ose atë që nuk e gjejnë drejt siç e duan ata. Do të jetë "Drejt" siç e kërkon etika profesionale, ekrani dhe në fund të fundit interesi i qytetarit. Do synojmë të joshim qytetarin në një emision ku temat do të jenë më të larmishme. Jo vetëm tema politike"  

Nga e hëna në RTV Ora, Luan Rama premton: Shikuesi do të

Jo vetëm politikë dhe debat, por duke trajtuar edhe atë cka të tjerët e anashkalojnë, në emisionin “Drejt” nga Luan Rama të gjithë do të gjejnë të trajtuar sic duhet problematikat e tyre.